Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Ish-tenisti “voton” për Nadal: Përgjithmonë numri 1, Djokoviç dhe Federer nuk janë në nivelin e tij!

Rafael Nadal siguroi para disa ditësh Grand Slamin e 22-të, duke lënë pas me 20 të tillë Novak Djokovic dhe Roger Federer. Spanjolli triumfoi në Roland Garros ndërsa pavarësisht dëmtimit në këmbë pritet të marrë pjesë edhe në një tjetër turne prestigjioz, Wimbledon.

Aty ku sërish rivalët do të jenë të shumtë për spanjollin, ndërsa sigurisht ai kryesori është Djokovic. Gjithsesi, për një nga legjendat e tenisit, Ion Tiriac, Nadal do të jetë përgjithnjë numri 1 i këtij sporti me rumunin që thekson se Federer dhe Djokovic nuk janë në nivelin e tenistit nga Mallorca.

“Rafael Nadal është më i miri nga të gjithë, përgjithnjë numri 1. Djokovic dhe Federer nuk janë në nivelin e tij. Në ndeshjen ndaj Djokovic, Nadal luajti shumë mirë dhe të mposhtësh numrin 1 në atë mënyrë… Për mendimin tim ai do të jetë numri 1 përgjithhmonë, askush nuk mund të krahasohet më të. As Federer”.

A mundet dikush tjetër të fitojë më shumë se 14-herë Roland Garros si Nadal? “Këtë nuk keni për ta parë kurrë, as fëmijët tuaj nuk do ta shohin diçka të tillë. Por, me shumë mundësi do të jenë 15 tituj sepse unë besoj se Nadal do ta fitoj sërish vitin e ardhshëm Roland Garros”, u shpreh Tiriac.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...