Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Ish-trajner i PSG dhe specialist i kualifikimeve në Botëror, Kosova identifikon pasuesin e Giresse

Tre pikë pas katër ndeshjeve të para në Grupin I të kualifikueseve për Euro 2024, bënë që Federata e Kosovës të shkarkonte nga detyra trajnerin Alain Giresse. Ky i fundit dështoi t’i dhuronte “Dardanëve” një ide dhe sistem loje, ndaj zgjidhja më e mirë ishte ndarja e rrugëve para kohe.

Tashmë, Kosova është vendosur në kërkim të trajnerit të ri që do të marrë përsipër të dërgojë në fund këto eliminatore e më pas të riorganizojë edhe njëherë përfaqësuesen Dardane për ta rikther në “shinat e duhura”. Janë disa emrat që përfliten si pasues të Giresse, ndërsa nga Bosnja zbulojnë se Dardanët po punojnë për të firmosur me Vahid Halilhodzic.

Lexo edhe: 

Tekniku boshnjak është ekspert i punës në skuadra kombëtare duke qenë se ka drejtuar me sukses të madh Bregun e Fildishtë, Japoninë, Algjerinë dhe Marokun duke i kualifikuar ato në Botërorë. CV-ja e 70-vjeçarit është mjaft e pasur pasi në të kaluarën Halilhodzic ka trajnuar edhe në Francë skuadra si Lille, Nantes apo Paris Saint-Germain.

Mbetet për t’u parë nëse Kosova do t’ia dalë ta bindë atë që njihet ndryshe edhe si “Vaha” pasi në garë është edhe kombëtarja e Bosnje-Hercegovinës që e sheh trajnerin me shumë eksperiencë si të duhurin për ta rikthyer skuadrën te suksesi.

Eksperienca e fundit e 70-vjeçarit ka qenë me kombëtaren e Marokut teksa skuadrën afrikane e drejtoi për tre vite nga 2019-ta deri në 2022-shin, për t’ia lënë stafetën Walid Regregui, trajnerit që e udhëhoqi ekipin edhe në Botërorin e Katarit 2022, pikërisht të kualifikuar në event nga Halilhodzic.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...