Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ish-trajneri i Barcelonës i prerë: Ëndrrën e realizova, s’do drejtoj më klube

Ronald Koeman nuk ka ndërmend të punojë më me skuadra në karrierën e tij si trajner. 59-vjeçari holandez drejtoi Barcelonën në periudhën gusht 2020-tetor 2021, duke ia dalë të fitojë një Kupë Mbreti me skuadrën e zemrës.

Me katalanasit luajti gjashtë sezone (1989-1995). Në total fitoi 10 trofe me Barcelonën si futbollist, ku nuk harrohet Liga e Kampioneve në vitin 1992, me Koeman që vendoste finalen ndaj Sampdorias me golin e tij.

Trajneri nuk ka ndërmend t’i rikthehet momentit kur u shkarkua si trajner. Stolin e Barcelonës e kishte ëndërr, të cilën e realizoi, ndërsa pas Botërorit Katar 2022 do të marrë drejtimin e kombëtares së Holandës për herë të dytë.

Nuk ishte një fund i lumtur, natyrisht, por nuk dua të flas për këtë. Unë e realizova një nga ëndrrat e jetës: të isha trajner i Barcelonës. Nuk do të më shihni më kurrë në pankinën e ndonjë klubi: vetëm kombëtaren e vendit tim”, deklaroi Koeman.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...