Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ish-trajneri i Bosnje Hercegovinës, i vetëofrohet Shqipërisë!

Një trajner shumë i njohur i vetëofrohet kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Safet Susic, 63-vjeçarin boshnjak i cili aktualisht është i papunë por që ka një eksperiencë shumë të madhe në drejtimin e skuadrave të ndryshme. Susic njihet nga të gjithë për eksperiencën e tij te Bosnje Hercegovina. Ai e drejtoi Bosnjen nga viti 2009 deri në 2014-ën duke arritur edhe kualifikimin historik me kombëtaren e vendit të tij në Botërorin Brazil 2014.

Në një intervistë për “MONDO”, ai shprehet se është gati të flasë nëse ka një ofertë, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. “Nuk ka asgjë konkrete. Kam një mik në Paris, që është edhe krah i djathtë i presidentit të Federatës, Armand Duka. Takohemi shpesh, gjithsesi, jo për arsyen e postit të trajnerit. Deri më tani, nuk ka asgjë konkrete. Sigurisht që jam gati të bisedoj, nëse ka një ofertë. Për momentin, jam i lirë dhe nëse do të kontaktohem, do të flas. Por sidoqoftë, për momentin nuk ka asgjë konkrete” – shprehet Susic.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...