Angli

Ish-trajneri i Chelseat zbulon prapaskenat: Nuk isha me fat, dështoi transferimi i Modric dhe Tevez!

Andre Villas-Boas mori drejtimin e klubit të Chelseat në muajin korrik të vitit 2011, megjithatë eksperienca e tij tek Blutë e Londrës nuk rezultoi e suksesshme dhe portugezi u largua pas vetëm tetë muajve. Tashmë, 44-vjeçari që aktualisht është i papunë, është rikthyer të flasë për periudhën e tij në Londër duke theksuar se ishte i pafat ndërsa zbulon se klubi dështoi të transferonte Luka Modric.

“Tek Chelsea ndonjëherë ke fat dhe ndodh që të fitosh trofe e të lësh gjurmë të rëndësishme në historinë e tyre, por unë nuk isha me fat. Në fillim, menduan se skuadra nuk kishte nevojë për shumë ndryshime, por gabuam, ishte një gabim menaxherial. Humbën mundësinë për të transferuar Luka Modric, ndërkohë Roman Abramovic më premtoi Joao Moutinhon.

Por, edhe ai nuk luajti me Chelsean. Në fund, Moutinho u transferua në Premier League dhe të gjithë e njohim se çfarë futbollisti është. Abramovic pati mosmarrëveshje me Porton për Moutinhon për shkak edhe të mbrojtësit të majtë Alvaro Pereira, një tjetër transferim që dështoi. Ishim shumë të zemëruar te Chelsea me këto dështime në merkato. Një tjetër emër ishte Radamel Falcao, por në atë kohë ishte edhe Didier Drogba që ende nuk e kishte vendosur nëse do të largohej apo jo në janar.

Më pas Marina Granovskaia kërkoi Carlos Tevez, por befas disa ditë më vonë ndryshoi mendje. Megjithatë, unë nuk e hedh poshtë punën e Marinës, sepse ajo u zhvillua shumë te Chelsea. Njerëzit thonë se dështova te Chelsea, por ndonjëherë gjërat thjesht nuk shkojnë mirë. Ka shumë trajnerë që janë shkarkuar nga detyra te Chelsea apo jo?”, shprehet Villas-Boas. Pasi drejtoi Chelsean, Villas-Boas u emërua në krye të Tottenham ndërsa punoi edhe te Zenit, Shanghai në Kinë dhe Marseille në Francë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency