Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-trajneri i Dinamos, në krye të Kroacisë deri në vitin 2024

Federata e Futbollit të Kroacisë ka njoftuar këtë të mërkurë se është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës me trajnerin Zlatko Dalic. 55-vjeçari do të jetë në këtë detyrë së paku deri në Kampionatin Europian 2024, duke marrë besimin e drejtuesve të federatës. Dalic ka marrë drejtimin e Kroacisë në vitin  2017, duke e udhëhequr skuadrën deri në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018, ku u mund nga Franca, ndërsa arriti që të siguronte pjesëmarrjen direkte në Botërorin “Katar 2022”, duke u renditur në vendin e parë në grup. Paraqitjet e Kroacisë në vitet e fundit kanë qenë të kënaqshme, duke i dhënë garanci drejtuesve të Federatës Kroate për të vijuar projektin e nisur me 55-vjeçarin.

Në të shkuarën Dalic ka pasur një përvojë dhe në Shqipëri, teksa në sezonin 2008-2009 drejtoi ekipin e Dinamos. Trajneri i kombëtares ballkanase ka drejtuar disa skuadra në kampionatin kroat, ndërsa ka trajnuar dhe në Arabinë Saudite.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...