Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ish trajneri i Holandës zëvendëson Jaap Stam në pankinën e Feyenoord

Ish trajneri i Holandës, Dick Advocaat është emëruar trajner i Feyenoordit mbrëmjen e sotme, duke marrë kështu vendin e lënë bosh nga Jaap Stam, që dha dorëheqjen menjëherë pasi skuadra humbi thellë 4-0 ndaj Ajaxit.

Lajmi është dhënë nga vetë drejtuesit e Feyenoordit, që në një deklaratë për mediat njoftuan se me 73-vjeçarin kanë nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni dhe vetëm më pas do të vendoset për vazhdimësinë.

Feyenoordi i bëri një nisje mjaft të keqe kampionatit me Jaap Stam, duke grumbulluar vetëm 14 pikë, 15 më pak se Ajaxi kryesues, ndërsa aktualisht skuadra renditet në vendin e 12 me plot 9 pikë më pak se zona Champions.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...