Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci është ndalur të flasë për derbin e Milanos në Ligën e Kampionëve, akti i parë i të cilit do të mbahet mbrëmjen e të mërkurës në “San Siro”.
Si një ish-futbollist i të dyja skuadrave, Panucci parashikoi se do të jetë një përballje shumë e luftuar, teksa shprehu bindjen se kualifikimi do të vendoset vetëm në sfidën e kthimit të martën e 16 majit.
Lexo edhe:
- Kupa e Greqisë në Air Albania, FSHF jep miratimin
- VIDEO/ Sherr, goditje me kokë dhe i kuq në derbi! Disiplina “fik” Taulant Xhakën
- Rrëfimi tronditës i ish-it të Barcelonës: Zemra ime ka vdekur 45%!
- Botërori i Xhudos/ Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale
“Futbollistët e të dy ekipeve duhet të jenë të lumtur që luajnë një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Është një derbi dhe mund të ndodhë gjithçka, por unë besoj që kualifikimi do të vendoset në sfidën e kthimit. Kam përshtypjen që derbi i parë do të luhet me kujdes nga të dy ekipet”, deklaroi Panucci.
