Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ish-trajneri i Liverpool elozhe për Nunez: Ngjason me Torres, e frikëson kundërshtarin

Darwin Nunez ishte protagonist në triumfin e fundit të Liverpool përballë Neëcastle në Premier League teksa uruguajani shënoi një prej golave në suksesin 0-2 të The Reds. Megjithatë, kritikat për 23-vjeçarin vijojnë të mbeten prezente me sulmuesin që këtë sezon ka shënuar 11 gola në 28 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Liverpool.

Gjithsesi, në krah të Nunez del një figurë që tek klubi anglez respektohet shumë. Fjala është për Rafa Benitez, ish-trajnerin e The Reds. Spanjolli thekson se Nunez është nga ata sulmues që frikëson trajnerët kundërshtarë ndërsa shtoi se 23-vjeçari ngjason me ish-futbollistin, Fernando Torres.

“Nunez është nga ata lojtarë që punon shumë, vrapon shumë në fushë dhe bën gjërat e duhura. Në ndeshjen me Newcastle bëri një lëvizje të bukur në momentin e golit, trajneri Klopp duhet të jetë i kënaqur. Por, ndjesitë e mia duke parë janë që trajnerët kundërshtarë kanë frikë nga ai. Ai ka një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe mund të gjejë hapësirat. Më ngjason paksa më Torres”, u shpreh Benitez.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...