Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-trajneri i Luftëtarit dhe Kukësit, shpallet kampion në Mal të Zi!

Të gjithë e mbani mend Mladen Milinkovic, ish-trajnerin e Luftëtarit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore, ku spikati sidomos në radhët e bluzinjëve. Sëfundmi trajneri serb ka fituar një trofe shumë të rëndësishëm në karrierë pasi është shpallur kampion në Malin e Zi me skuadrën e Buduçnostit të Podgoricës, drejtimin e së cilës e mori në nëntor të vitit të kaluar. Falë një ecurie fantastike në kampionat sidomos pas gjatë javëve të fundit, skuadra e Milinkovic është shpallur zyrtarisht kampione, 6 javë para fundit të sezonit, pasi diferenca me Sutjeskan e vendit të dytë është 20 pikë. Fitorja minimale e Buduçnostit në transfertë në derbin ndaj Kom Podgoricas e shoqëruar me humbjen e Sutjeskas ndaj Istras po me shifra minimale vulosi suksesin e skuadrës së Milinkovic, që tashmë do të luajë në paraeliminatoret e Champions League me Buduçnostin e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...