Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ish-trajneri zbulon të ardhmen e Haaland: Ju tregoj unë ku do transferohet

Erling Haaland po luan sezonin e fundit me Borussia Dortmund. Ylli norvegjez kërkohet nga disa klube “big”, ndërsa e ka pohuar vetë se do të transferohet në La Liga. Në qershor do të aktivizohet klauzola prej 75 milionë eurosh.

Agjenti i tij, Mino Raiola po bisedon me disa klube të ndryshme, teksa 21-vjeçari pëlqehet shumë edhe në Angli. Ish-trajneri i tij tek ekipi i Bryne, Alf Ingve Berntsen ka folur rreth së ardhmes së Haaland për mediet spanjolle.

Erling është gati të lërë Dortmundin për të shkuar në një tjetër klub, jam i sigurt se menaxheri i tij do të marrë vendimin më të mirë.

E ardhmja? Me shumë mundësi do të transferohet në Spanjë ose Angli, por nuk e di se në cilin shtet do të shkojë në fillim”, deklaroi norvegjezi, i cili ndalet konkretisht te Real Madrid.

Jam i bindur se Haaland do të ngrinte edhe më shumë nivelin e skuadrës së Carlo Ancelottit. Ai është një sulmues i shkëlqyer, mendoj se mund të luajë shumë mirë me Benzema, Vinicius Junior apo Mbappe”.

Një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, u transferua te Dortmund në janarin e vitit 2020 dhe deri tani ka realizuar 76 gola në të gjithë kompeticionet me verdhezinjtë.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...