Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Isha afër klubit të madh gjerman”, Asani në “ANALIZË KUQEZI”: “Sallakja” ime gati për Euro 2024

“Ylli” i kombëtares shqiptare, Jasir Asani preku tema të ndryshme në një lidhje direkte me emisionin “ANALIZË KUQEZI”. Çdo të hënë (18:00) në SportNews, nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe videoanalistit Fation Bardhi.

Po bëj stërvitje çdo ditë, në mëngjes dhe pasdite. Po e stërvit edhe të majtën. E majta ime është e gatshme si gjithmonë. Po e kap veten, sepse jam afruar me vonesë në skuadër.

Merkatoja e janarit? Kam patur disa oferta shumë të mira. Isha shumë afër Las Palmasit, por klubi im nuk ra dakord. Klubi vendos, por shifra që kërkuan ishte e madhe.

Lexo edhe:

U kam thënë drejtuesve dhe trajnerit që do të bëj më të mirën derisa të jem në Kore. Por do e shohim pas Europianit se çfarë do të ndodhë.

Miqësoret? Dy Kombëtare shumë të forta. Do të luajmë si për tri pikë. Do të bëjmë maksimumin dhe do të përgatitemi që t’i mbyllim këto ndeshje pa dëmtime.

Na pret një Europian shumë i fortë. Dy miqësoret (Kili, Suedi) do të jenë të bukura, në Itali dhe Suedi. Do të kemi shumë tifozë shqiptarë në Parma.

Çfarë do të doja të ndryshoja te vetja? Po stërvitemi për t’u përgatitur sa më mirë, në aspektin sulmues dhe mbrojtës. Duhet të jap më shumë, sepse kampionati është shumë i fortë.

Dua të jap më shumë, këtu në Kore stërvitjet janë më të forta se ndeshjet. Duhet ta marr veten, që t’i jap sa më shumë ekipit dhe Kombëtares. Do të jap maksimumin.

Goli më i bukur? Të tre golat e mi në eliminatore ishin të bukur, por mos të harrojmë golat e Bajramit dhe Asllanit, gjithashtu shumë të bukur.

Kam shumë shokë në Suedi, të cilët më kanë shkruar. Kam luajtur në atë stadium kur isha pjesë e AIK-ut. Besoj se do të ketë shumë tifozë në Suedi, sepse ka shumë shqiptarë që jetojnë atje.

Kontakte me Sylvinhon? Normal, si çdo lojtar. Të gjithë lojtarët janë mirë, nuk kanë dëmtime. Të përgatitemi dhe do Zoti nuk dëmtohet askush nga lojtarët e Kombëtares.

Konkurrenca në sulmin kuqezi? Gjë pozitive. Të gjithë po luajnë në kampionate të forta, po bëjnë mirë, po shënojnë gola. Asnjë lojtar nuk e ka të sigurt Europianin.

 

Është stafi që vendos, por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë në ekipet tona, si gjithmonë. Të përgatitemi, të stërvitemi fort dhe të shënojmë gola. Mbi të gjitha të mos dëmtohemi.

Kombëtarja? E kam patur në grumbullim tani një futbollist të Kombëtares. E njoha në sezonin 2015/2016. Kemi qenë shokë, kemi folur gjithmonë kur takoheshim. Dëshira ime ka qenë që në fëmijëri që të jem pjesë e kombëtares shqiptare.

E kam shprehur gjithmonë. I thashë edhe atij shokut, tani jemi shumë miq, flasim çdo ditë. I kam thënë atëherë se ndoshta do të vijë një ditë ftesa e Kombëtares.

Dhe kur të vijë do të jap maksimumin që t’u tregoj të gjithëve se e meritoj këtë fanellë. Edhe do të jap gjithmonë për këtë fanellë, për aq kohë sa të jem pjesë e Shqipërisë.

 

Ku do të më pëlqente të luaja në të ardhmen? Nuk do përmend ekipe, edhe pse isha pothuajse 90% mes Spanjës dhe Gjermanisë. Las Palmasi ishte në Spanjë, ndërsa në Gjermani po bisedoja me një ekip shumë të madh.

Do të ishte hapi më i madh në karrierën time, por nuk u arrit marrëveshja mes klubeve…

Euro 2024? Nuk kam frikë nga asnjë ekip. Emocioni më i madh ishte kur vesha fanellën kuqezi në ndeshjen ndaj Moldavisë. Nuk kam frikë asnjë kundërshtar”, u shpreh lojtari i Gwangju në Korenë e Jugut.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....