Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Isha i fiksuar, pak besonin tek unë! Familjarëve nuk u plaste fare për futboll”

Shumë futbollistë e kanë të vështirë të shkëlqejnë në Botërorin e parë në karrierë, por ky nuk është rasti i Denzel Dumfries. Anësori i djathtë që luan tek Interi në Serie A, numëron një gol dhe dy asiste me Holandën në Katar 2022.

Skuadra e drejtuar nga Louis Van Gaal, do të sfidojë sonte (20:00) Argjentinën në çerekfinalet e Kupës së Botës, ndërkohë që 26-vjeçari me origjinë nga Aruba, është rikthyer pas në kohë në prononcimin për shtypin holandez.

Unë gjithmonë kam qenë i bindur se do vinte dita që do luaja me Kombëtaren, por të paktë ishin ata që besonin tek ëndrra ime. Prindërit nuk më kanë shtyrë kurrë, përkundrazi. Ata mendonin se zhvillimi si person dhe mbarimi i shkollës ishin më të rëndësishme, kështu që unë do të kisha një plan B nëse do të vendosja të lija futbollin.

Nga familja ime isha i vetmi që shihja ndeshje në televizor, prindërit nisën të shihnin futboll vetëm kur fillova të luaja me Sparta Rotterdam. Në atë periudhë isha një futbollist i ndryshëm nga ky që jam sot. Kishte momente kur e humbisja komplet fokusin gjatë zhvillimit të një ndeshjeje.

Kishte raste edhe kur mungoja fare… Pasi hutohesha, shikoja rreth e rrotull dhe përqendrohesha sërish në atë që po bëja. Kam biseduar edhe me De Vrij rreth kësaj teme”, deklaroi Dumfries, i cili shpreson të mbërrijë në finalen e madhe të 18 dhjetorit me Holandën e tij.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...