Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ishi i Milanit vlerëson mentalitetin te Benfica: Futbollistët atje nuk e kanë mendjen te modelet

Guimarães, 27/10/2021 - O Vitória Sport Clube recebeu esta noite o Sport Lisboa e Benfica, no Estádio D. Afonso Henriques, em jogo a contar para a 2ª Jornada, 3ª Fase, da Taça da Liga 2021/2022. Taarabt (Miguel Pereira/Global Imagens)

Klubi i Benficës mund të konsiderohet pa frikë si një nga modelet më të suksesshëm vitet e fundit sa i takon futbollit europian. Portugezët rezultojnë një shembull në menaxhim teksa në sezonet e fundit kanë mbyllur me sukses operacione si Joao Felix, Ruben Dias, Darwin Nunez dhe Enzo Fernandez. Transferime që klubit i kanë sjellë të ardhura marramendëse klubit.

Së fundmi, portugezët siguruan edhe kualifikimin në çerekfinalet e Champions League teksa eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 7-1 Club Brugge. Të gjitha këto arritje nuk janë të rastësishme, të paktën kështu e mendon Adel Taarabt.

Ish-futbollisti i Milanit ka qenë pjesë e radhëve të Benficas për shtatë vite dhe së fundmi shprehet se në klubin portugez diferencën e bën mentaliteti. Taarabt shprehet se futbollistët tek Benfica nuk e kanë mendjen te modelet dhe se kontrolli nga drejtuesit e klubit është shumë i theksuar.

Lexo edhe:

“Në momentin që lojtarët grumbullohen në hotel, të vendosin një byrzylyk që tregon vendndodhjen e secilit lojtar. Ata dinë edhe orën kur futbollistët flejnë gjumë. Klubi është shumë i avancuar në këtë teknologji, është çmenduri. Të shumtë janë ata që dyshojnë në nivelin e futbollit portugez. Por, unë e kam thënë gjithmonë që Ruben Dias do t’i surprizojë të gjithë.

Në vitin e parë ai ishte lojtari më i mirë në Premier League. Lojtarët te Benfica janë shumë të përgatitur mentalisht, jeta e tyre është e fokusuar te futbolli. Aty nuk ka jetë nate, janë shumë familjarë dhe nuk i harrojnë prindërit e tyre. Atje lidhen me të dashurat e tyre që në moshën 13-vjeçare, nuk janë djem që shkojnë pas modeleve apo vajzave të rrejteve sociale. Ata kanë një mentalitet shumë ndryshe”, u shpreh Taarabt.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...