Bundesliga

Ishte afër Kosovës, Magath në stol pas pesë vitesh: Koha për përqendrim

Edhe pse ka investuar në afrimin e disa lojtarëve cilësorë, Hertha Berlin po zhvillon një sezon të dobët. Ekipi kryeqytetas ndan vendin e parafundit në Bundesliga bashkë me Stuttgartin.

Humbja ndaj M’Gladbach ishte e pesta radhazi në kampionat. Drejtuesit e klubit gjerman kanë shkarkuar turkun Tayfun Korkut – drejtoi ekipin në 14 ndeshje – dhe kanë zgjedhur t’i besojnë stolin Felix Magath.

Ky i fundit është një emër i njohur i trajningut gjerman. 68-vjeçari nuk punonte si trajner prej vitit 2017, teksa më parë ka drejtuar ekipe si Bayern Munchen, Schalke 04, Wolfsburg, Stuttgart dhe Fulham.

Magath, emri i të cilit u përfol edhe për marrjen e drejtimit të përfaqësueses së Kosovës, ka firmosur deri në fund të sezonit me objektivin për të mbajtur Herthan në elitën e futbollit gjerman.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën aktuale. Jam i lumtur që mund t’i jap një dorë Herthas në përpjekje për të arritur objektivin. Është koha të përqendrohemi në tetë ndeshjet që kanë mbetur”, deklaroi Magath.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency