Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Ishte i pandalshëm”, Griezmann: Sulmuesi që erdhi nga United na kushtoi ndeshjen!

Atletico Madrid regjistroi një tjetër hap fals në LaLiga teksa barazoi në shtëpi me shifrat 3-3 ndaj Getafes. Një barazim që e bën skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone të humbasë terren në klasifikim dhe vështirësuar kështu objektivin titull.

Pas sfidës me Getafen, Antoine Griezmann duket se gjen edhe fajtorin që detyroi skuadrën e tij të mjaftohej me një pikë. Sipas francezit, lojtari që Getafe huazoi nga Manchester United, Mason Greenwood i kushtoi “Los Colchoneros” ndeshjen pasi ishte i papërmbajtshëm.

Lexo edhe:

“Greenwood na shkaktoi shumë probleme sidomos në pjesën e dytë. Nuk mundëm ta ndalonim dhe ai na kushtoi ndeshjen”, tha Griezmann. Kujtojmë se Greenwood u huazua te Getafe në verë nga Manchester United me 22-vjeçarin që po luan për herë të parë pas disa muajve jashtë fushave për shkak se ishte nën hetim për dhunë seksuale ndaj ish-të dashurës së tij.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...