Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ishte i preferuari për stolin e Kosovës, trajneri spanjoll zgjedh Rusinë

Ishte një nga kandidatët kryesorë për pankinën e Kosovës, por zgjedh të firmosë në Rusi. Roberto Moreno, ish-ndihmësi i Luis Enriques te Barcelona, Celta Vigo, Roma dhe kombëtarja e Spanjës, ishte i preferuari i FFK-së.

Madje presidenti Agim Ademi pati një takim me 46-vjeçarin spanjoll në Stamboll, por ky i fundit ka pranuar ofertën e Sochit, klubit që mbyll renditjen në elitën e futbollit rus.

Lexo edhe:

Shtypi iberik shkruan se Moreno, i cili kërkohej edhe nga turqit e Adana Demirspor, ka firmosur me klubin rus. Dhe së shpejti do të prezantohet si trajneri i katërt gjatë këtij edicioni.

Gjatë karrierës si trajner ka drejtuar edhe Granadën në La Liga dhe Monacon në Ligue. Por edhe Spanjën për një periudhë të shkurtër pas tërheqjes së përkohshme të Luis Enriques për shkak të vdekjes së vajzës.

AS shkruan se Moreno do të jetë pjesë e Sochit deri në vitin 2025, ndërkohë që drejtuesit e Federatës dardane duhet të shohin për alternativa të tjera për pasuesin e Primoz Glihas në stolin e ekipit përfaqësues.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...