Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Ishte i shkëlqyer”, Arteta thur elozhe për rekordmenin e Arsenalit

Arsenali triumfoi 0-3 në derbin e Londrës përballë Fulhamit, takim që u zgjidh në pjesën e parë. “Topçinjtë” kanë nisur numërimin mbrapsht sa i përket titullit kampion, që klubit dhe tifozëve u mungon prej vitit 2004. Për skuadrën e Mikel Artetës kanë mbetur edhe 11 finale deri në fund për të arritur objektivin kryesor: triumfin në Premier League.

Numri një i pankinës u shfaq i lumtur për rezultatin dhe dominimin ndaj Fulhamit. “Jam vërtet i lumtur. Ishte një transfertë e vështirë për t’u fituar, pasi ata kanë një ekip të mirë organizuar. Por ne dominuam gjatë gjithë sfidës, krijuam shumë raste dhe nuk pësuam gol. Kjo ishte shumë e rëndësishme.

Triumfuam në derbi në një mënyrë bindëse, kështu që jam shumë i lumtur. Djemtë zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme kundër një kundërshtari vërtet të vështirë“, u shpreh 40-vjeçari spanjoll.

LEXO EDHE:

Leandro Trossard ishte goditja e madhe e Arsenalit në merkaton e janarit. Belgu është përshtatur për mrekulli tek ekipi i ri, ndërsa përballë Fulhamit ishte autori i tri pasimeve vendimtare. Sulmuesi i majtë u fut në historinë e Premier League si lojtari i vetëm që dhuron tri asiste brenda pjesës së parë të një takimi në transfertë.

Arteta foli me superlativa për 28-vjeçarin: “Trossard zhvilloi një ndeshje të madhe. Ai krijoi tre golat tanë. Gjithashtu mund të kishte realizuar edhe vetë në dy raste. Trossard zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse. Shikoni se çfarë impakti pati menjëherë. Ne kishim nevojë për të. Kontributi i tij ishte i shkëlqyer“.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...