Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Ishte katastrofë”, ish-trajneri i Tottenham pendohet që i sugjeroi Lampard lojtarin anglez

Karriera e Delle Alli nisi të marrë tatëpjetën prej kohës së tij tek Tottenham, por goditja finale erdhi pas transferimit te Everton nën urdhrat e trajnerit Frank Lampard. Fantazisti britanik që tashmë është huazuar në Turqi te Besiktas, iu sugjerua trajnerit Lampard nga ana e Harry Redknapp. Por, Redknapp së fundmi e pranon se ka gabuar me Delle Alli duke theksuar se ai ishte një katastrofë te Everton.

“Dele Alli ishte një katastrofë te Everton, e shihja të luante dhe vetëm humbiste topin. Ecte në fushë, nuk vraponte, nuk e di çfarë ndodhi me të. Ka shkuar në Turqi tani, por ku po shkon karriera e tij? Firmosi me Everton dhe atë ditë u paraqit me Rolls Royce, ku mendon se po shkon me këtë sjellje?”, përfundon Redknapp.

Pritshmëritë për Dele Alli ishin të mëdha teksa në Angli e konsideronin si një prej lojtarëve ofensivë më të dalluar të gjeneratës së tij, mirëpo shpërqëndrimet përtej botës së futbollit, bënë që 26-vjeçari të humbasë motivimin për futbollin ndërsa tashmë ka përfunduar jashtë skenave të mëdha botërore.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...