Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ishte marrë si përforcim për Championsin, mbrojtësi largohet pas 3 javësh

Atalanta do të luajë për herë të parë në histori në grupet e Champions Leagues dhe për t’u përfaqësuar denjësisht zgjodhi të afrojë në skuadër një mbrojtës ekspert si sllovaku Martin Skrtel, i cili ka veshur edhe fanellën e Liverpoolit.

I ardhur nga Fenerbahce, 34-vjeçari firmosi me bergamaskët vetëm 3 javë më parë, por sot ka kërkuar zgjidhjen e kontratës, me arsyetimin se nuk ka gjendjen e duhur fizike, për të ndihmuar Atalantën në Champions e kampionat.

Futbollisti nuk u grumbullua në javën e parë të kampionatit nga trajneri Gasperini, teksa në Itali këmbëngulin se përtej problemeve fizike, ka qenë pikërisht marrëdhënia me trajnerin, ajo që solli divorcin kaq të shpejtë të Skrtel me Atalantën.

Kur kanë mbetur edhe disa orë nga mbyllja zyrtarisht e sezonit të merkatos, bergamaskët e gjejnë veten kështu me një mbrojtës më pak në organikë dhe do të duhet të tentojnë të përforcohen, për të mos vuajtur më pas gjatë sezonit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...