Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ishte një nga blerjet më të shtrenjta të Atleticos, tani po lan mëkatet duke i kënduar Krishtit (video)

E mbani mend Jackson Martinezin? Në karrierën e tij ka luajtur me emra të mëdhenj si Porto apo Atletico e Madridit (i kushtoi 35 milionë euro klubit madrilen), por dy vite më parë iu desh të varte këpucët në gozhdë, në moshën 33-vjeçare, pasi dëmtimet e shumta nuk e lejuan të ishte në nivelet më të larta të futbollit.

Sulmuesi kolumbian (ka luajtur 40 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola me përfaqësuesen e tij), pasi e kuptoi se kishte abuzuar “epshin dhe gëzimin në mëkate”, vendosi t’i përkushtohej Zotit. “Ju kurrë nuk do ta shihni Zotin deri në momentin që ai është e vetmja gjë që ke, ndaj vendosa të fokusohem tek ai”, ka rrëfyer kolumbiani në një intervistë për një media të vendit të tij. Dhe afrimi me Zotit, për të, erdhi nëpërmjet muzikës.

Martinez ka publikuar së fundmi një këngë të re, që ia ka kushtuar besimit në Zot. Dikur bënte të gëzoheshin miliona tifozë me golat e tij, tani ndjen paqe me veten duke i kënduar Krishtit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...