Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ishte pranë Bayernit, por transferimi nuk u krye, flet Marc Roca

“Nuk jam i mërzitur”. Me këto fjalë Marc Roca, mesfushroi i Espanyol, komentoi transferimin e munguar në Bundesligë te Bayern Munich, që e kërkoi deri ditën e fundit të merkatos. 22-vjeçari deklaroi se nuk i vjen keq që nuk iu bashkua bavarezëve gjatë merkatos së verës, pasi në Spanjë ka familjen dhe njerëzit që e duan dhe për këtë nuk ndihet aspak i mërzitur. Ai deklaroi se do të vazhdojë të japë maksimumin për skuadrën e tij. Klubi nga Barcelona, nuk pranoi të ulte kërkesën prej 40 milionë eurosh të klauzolës së lojtarit, duke detyruar Byernin të tërhiqej nga “lufta” për futbollistin, për të cilin ofroi 18 milionë euro.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...