Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Ishte pranë stolit të Shqipërinë: Neymar? Vetëm futbollist nuk është…

Felix Magath ishte një nga emrat që u përfol për pasardhësin e Edi Rejës në stolin e kombëtares shqiptare. Por, në fund u zgjodh braziliani Sylvinho. Trajneri gjerman ka kritikuar ashpër Neymar në prononcimin e tij të fundit.

Braziliani u dëmtua dhe do të mungojë në sfidën më të rëndësishme të sezonit për PSG-në. Kampionët e Francës luajnë në Gjermani përballë Bayernit (8 mars).

Misioni është përmbysja e humbjes 0-1 dhe kualifikimi në çerekfinalet e Champions League. Magath mendon se mungesa e Neymar nuk është një avantazh për bavarezët.

Sa i përket performancave dhe cilësisë, Neymar vetëm futbollist nuk mund të quhet. Ajo që pamë javën e kaluar, në ndeshjen e parë, ishte një futboll i stilit të vjetër.

Fakti që Neymar është i mirë teknikisht, nuk është aq i rëndësishëm. Sa futbollistë të mirë teknikisht ka në qarkullim? Kjo nuk e bën atë futbollist. Puna e madhe triumfon mbi talentin kur talenti nuk punon fare”, u shpreh Magath.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...