Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Ishte shumë miqësor”/ U nis për pushime në Kosovë, ndërron jetë futbollisti 24-vjeçar

Shendrit Ameti luante në Gjermani me ekipin e katërt të Munchen 1860 prej vitit 2019. Si çdo shqiptar, ai kishte vendosur të rikthehej në shtëpi për të festuar festat e fundvitit.

Shendriti po udhëtonte drejt Kosovës bashkë me nënën dhe vëllanë e tij, ndërkohë që një kampion ka goditur mjetin me të cilin po udhëtonin në kufirin Serbi-Kosovë.

Përplasja ka rezultuar fatale për futbollistin, ai ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, teksa edhe dy familjarët e tij ndodhën në gjendje të rëndë. Shoferi i kamionit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Jemi të tronditur nga lajmi i vdekjes së Ametit. Munchen 1860 mban zi për humbjen e tij. Natyra e tij miqësore dhe e pëlqyeshme do të mbahen mend gjithmonë nga të gjithë ata që e njohën.

Ne i përulemi Shendritit në shenjë mirënjohjeje dhe respekti. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen e Shendrit dhe të gjithë ata që vajtojnë vdekjen e tij”, lexohet në postimin ngushëllues të klubit gjerman.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...