Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ishte shumë pranë Barcelonës, si vendosi Rashford të qëndronte në “Old Trafford”

Marcus Rashsford është, 25 vjeç, është sot një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë. Barça, me të cilin do të përballet nesër, u përpoq ta blinte sulmuesin anglez të Manchester United me lëvizje të ndryshme strategjike nga fundi i vitit 2018 deri në fillim të vitit 2019.

Në atë kohë, ai ishte 21 vjeç dhe pas një viti e gjysmë I përfundonte kontrata me “Djajtë e Kuq”.

Barça kishte hedhur sytë në merkato për një numër 9 cilësor, që e mendonte si zëvendësues ideal të Luiz Suarezit, i cili në atë kohë do të ishte 32 vjeç. Drjtuesit “Blaugrana” kërkonin një sulmues që mund të luante si pykë dhe në krah.

Pep Segura, asokohe drejtori i përgjithshëm i futbollit të Barçës, mori informacione në vitin 2018 se sulmuesi anglez kishte dyshime nëse do të rinovonte apo jo kontratën me United, e cila përfundonte në vitin 2020.

Barça testoi predispozitën e Rashfordit dhe mori një përgjigje emocionuese: përfaqësuesit e anglezit donin të dëgjonin propozimin. Bisedat janë kryer nga përgjegjësit e zonës sportive të Barçës, me Seguran në krye, me vëllezërit dhe menaxherët e lojtarit.

Janë zhvilluar deri në tri takime në Barcelonë në fillim të vitit 2019. Në atë kohë, Barça analizoi dhe përjashtoi mundësinë e blerjes së Jovicit nga Eintracht Frankfurti, si dhe mori mesazhet e para që Griezmann dëshironte të rinovonte marrëveshjen e tij me Bartomeun.

Megjithatë, opsioni Rashford nuk u braktis sepse ishte shumë tërheqës në nivel sportiv dhe ekonomik.

Mirëpo në fund sulmuesi anglez nuk e mori guximin për të ndryshuar ambient. Kishte dyshime nëse do të përshtatej me stilin e lojës së Barçës, në një dhomë zhveshjeje plot me “yje”, një kulturë dhe gjuhë tjetër futbolli. Në fund preferoi të qëndronte në “Old Trafford”.

Manchester United, duke kuptuar rrezikun që i vinte nga Barcelona, zgjidhi qesen dhe i ofroi Rashfordit 280 000 euro në javë për pesë vjet. Domethënë më shumë se 14 milionë euro në sezon. Më 1 korrik 2019, United njoftoi rinovimin e Rashfordit deri në vitin 2023, me një vit tjetër opsional.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...