Ditmar Hamann, ish-mesfushori i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, komentoi situatën e Thomas Muller në prononcimin për Sky Sport.
Legjenda bavareze ka humbur postin e titullarit me Thomas Tuchel në stol. Jo vetëm kaq, pasi Hamann mendon se ky mund të jetë sezoni i fundit për sulmuesin me skuadrën e zemrës.
“Nuk e kuptova pse Tuchel nuk e aktivizoi titullar Muller në një ndeshje ku nevojiteshin emocionet që di të dhurojë një lider si ai.
Lexo edhe:
- Ten Hag: Sevilla kishte më shumë dëshirë e pasion se ne!
- Çudit trajneri i PSG-së: Po programoj skuadrën e sezonit të ardhshëm
- Allegri: I lumtur me kualifikimin, Sevilla-n prisja në gjysmëfinale dhe jo Man. UTD
- Sparta e Pragës përjashton futbollistin homoseksual, ja arsyeja
Fakti që ai zgjodhi të fuste në fushë Mane dhe më pas Muller, mund të merret si një shuplakë ndaj Thomasit.
Unë di të them vetëm kaq: Muller nuk do të jetë pjesë e Bayernit sezonin e ardhshëm nëse Tuchel do të vijojë të jetë trajneri i skuadrës.
Ai lojtar ka vendosur gjithmonë interesat e Bayernit përpara interesave të tij personale. Por tashmë nuk i pëlqen fakti që është kthyer në një spektator”, u shpreh Hamann.
33-vjeçari është pjesë e skuadrës së parë të Bayernit prej vitit 2009. Muller ka kontratë deri në verën e vitit 2024 me kampionët e Gjermanisë.
