Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ismailgeci: Tirana klubi më i madh, do t’ia dalim këto dy faza

Tirana po rikthen traditën,duke i besuar produktit të akademisë, një veçori të cilën e kishte humbur për një periudhë të caktuar. Në historinë e klubit akademia ka qenë krenaria e saj, me produktin që përfaqësonte më së miri ngjyrat bardheblu, duke u bërë simbol i futbollit shqiptar. Jo vetëm trofetë e fituar, por edhe furnizimi me lojtarë për kombëtaren kanë bërë që Tirana të ketë historinë që gëzon sot, pavarësisht se për një kohë të gjatë prurjet në ekipin e parë nuk ishin ato që priteshin. Aktualisht, në skuadrën e drejtuar nga Ardian Mema janë 4 futbollistë të akademisë që janë përdorur më së shumti në dy fazat e para. Dorian Kërçiku, Erjon Hoxhallari, Albi Doka dhe Grent Halili po ngrenë lart emrin e shkollës bardheblu, edhe pse skuadra po vuan në rezultate. Në fazën përgatitore të janarit, të zhvilluar në kryeqytet, po bien në sy të tjera afrime nga skuadra e të rinjve. Ernest Muçi, autor i 3 golave në dy testet miqësore, Jurgen Celhaka dhe Marsel Ismailgeci janë afruar në skuadrën e parë, teksa me lojën e tyre po vendosin në vështirësi zgjedhjeje trajnerin Mema.

Është kënaqësi të luash me Tiranën, është klubi më i mirë dhe më i madh në Shqipëri.

Mjaftojnë këto fjalë të mbrojtësit të majtë, Marsel Ismailgeci, për të kuptuar se me çfarë fryme po rritet brezi i ri te Tirana, që shpëtimin nga kriza që po kalon shpreson ta gjejë tek akademia. 3 futbollistët e afruar së fundmi kanë qenë së bashku edhe me kombëtaret, ndërsa ëndrrat për të ardhmen shkojnë përtej së tashmes.

Kemi qenë së bashku tek përfaqësuesja U-19, shpresojmë që të jemi edhe te Shpresat dhe në kombëtaren e madhe së bashku. Te Tirana ka shumë të rinj të talentuar dhe me të ardhme përpara. Besoj që në këto dy faza do t’ia dalim dhe do bëjmë mirë.

Ismailgeci ka debutuar sezonin e kaluar me ekipin e parë të Tiranës, duke u aktivizuar nga ish-trajneri Ze Maria në Kategorinë e Parë. Ashtu si çdo i ri edhe ai ka idhujt e tij, madje brenda shtëpisë bardheblu.

Idhulli im është Messi, te Tirana, kapiteni Karabeci.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...