Kupa e Italise

Ismajli debuton te Spezia, eliminohen Benevento e Crotone, Verona “u falet” penalltive

Janë zhvilluar pasditen e sotme ndeshjet e vlefshme për fazën e 1/32-ave të Kupës së Italisë, ku në fushë kanë zbritur edhe disa nga ekipet e Serisë A, që e nisin angazhimin e tyre që në këtë raund.

Kështu gjithçka startoi me ndeshjen Torino-Lecce, e cila përfundoi në barazim 1-1 në kohën e rregullt dhe në shtesë ishte skuadra “granata” që siguroi kualifikimin pas një dopiete të sulmuesit Verdi. Nuk pati derbi shqiptar në fushë, pasi Ujkani e Vojvoda e ndoqën ndeshjen nga pankina, ndërsa Dermaku nuk ishte i gatshëm për këtë takim.

Kualifikim të vuajtur mori edhe Cagliari, që mposhti Cremonesen me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Farago rreth 20 minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa trajneri Di Francesco kishte lënë në pankinë një pjesë të madhe të titullarëve.

Një sfidë mjaft interesante ishte edhe ajo mes Cittadellas dhe Spezias, e cila përfundoi 0-2 në favor të miqve, që siguruan kështu kualifikimin për në fazën e 1/16-ave. Elhan Kastrati ishte titullar në portë për Cittadellën, ndërsa te Spezia debutoi zyrtarisht edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismalji, i cili u aktivizua në minutën e 79’ dhe pak më vonë u ndëshkua edhe me një karton të verdhë.

Zhgënjeu Benevento e Filippo Inzaghit, që i dha lamtumirën Kupës së Italisë, pasi u mposht në shtëpi me rezultatin 2-4 nga Empoli, ndërsa Brescia mposhti 3-0 Perugian në një ndeshje ku ishte titullar dhe qëndroi për 65 minuta në fushë edhe Emanuele Ndoj.

Avancuan më tej edhe Fiorentina e Genoa, të cilat fituan të dyja me rezultatin 2-1 përkatësisht përballë Padovës e Catanzaros, ndërsa Verona e Spal u kualifikuan falë penalltive përballë Venezias e Crotones.

Fitore bindëse arriti Parma, që avancoi më tej duke mposhtur 3-1 Pescarën, falë një dopiete të Karamoh dhe një goli të Adorante, por edhe Udinese, që triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Vicenzës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency