Intervista e mbrojtësit Ardian Ismajli, dhënë për emisionin “Kuqezi”, në Supersport, pas ndeshjes që Shqipëria humbi me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë, në “Loro Boriçi”.
Sa i zhgënjyer jeni për humbjen, në një ndeshje ku personalisht bëtë një paraqitje të mirë?
Të gjithë dhamë maksimumin, por kur humb ekipi, nuk është aspak mirë. Kemi pasur lojën nën kontroll dhe shumë raste, por nuk i shfrytëzuam ato dhe na iku ndeshja nga duart.
Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi ju kanë cilësuar si Lorik Cana i ri. Jeni gati të mbani këtë krahasim mbi shpinë?
Është një nder për këtë krahasim, por unë jam i ri dhe i përqendruar të bëj më të mirën. Të tjerat t’ia lëmë fushës.
Çfarë biseduat me Hysajn, pas golit të dytë të turqve?
Folëm pak, pasi duhet t’i kishim bërë faull Calhanoglusë dhe të mos e linim të avanconte. Me një faull, do shmangnim rrezikun.
