Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ismajli: Ja pse zgjodha Shqipërinë, nuk duhet të më kritikoni!

Ardian Ismajli ishte një nga dy risitë e trajnerit të kombëtares shqiptare Christian Panucci në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Skocisë në Nations League dhe miqësoren ndaj Uellsit që do të zhvillohen këtë muaj. Ish kapiteni i Kosovës U-21 i cili la dardanët për kuqezinjtë në një intervistë për mediat kroate ka shpejguar zgjedhjen e tij.

“Menjëherë pas telefonatës së Panuccit vendosa të luaj për Shqipërinë në të ardhmen, por nuk doja të lija shokët te Kosova U21 deri në përfundim të kualifikueseve. Isha kapiteni dhe lojtari më i mirë, ndaj nuk do të kishte qenë vendim i mirë t’i lija ata në baltë”.

Ismajli i cili ka luajtur pak me Hajdukun e Splitit gjatë kësaj periudhe e di që do ta ketë shumë të vështirë të fitojë një vend në formacion te Shqipëria megjiathë ai beson te aftësitë e tij dhe është i gatshëm për të luajtur që në sfidën e rradhës ndaj Skocisë.

 “Ne jemi një komb, shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron mua më shumë mundësi për t’u promovuar. Veç të tjerave, unë kam luajtur për Kosovën U21… Ky ishte motivi kryesor për vendimin e marrë, që kishte edhe mbështetjen e prindërve të mi. Disa gazetarë dhe tifozë më kritikojnë mua, duke pretenduar se nuk do të ketë vend për mua te kombëtarja shqiptare për shkak se nuk kam luajtur shumë te Hajduku. Por unë jam i bindur dhe i sigurt për vendimin që kam marrë. Unë jam gati që të luaj që kundër Skocisë në Nations League”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...