Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Istanbulspori i shqiptarëve mposht Kukësin në miqësore

Kukësi u mposht 1-0 në miqësoren me Istanbulsorin, e para nga tri që ka programua ekipi verilindor në tokën turke, ku po zhvillon fazën përgatitore. Sigurisht, që rezultati është i kënaqshëm përballë një ekipi që këtë sezon do të luajë në elitën e futbollit turk, edhe pse në teste të tilla nuk merr shumë rëndësi. Golin e vetëm të kësaj miqësoreje e realizoi Ibrahim Yilmaz që në minutën e 20-të.

Trajneri Skënder Gega preferoi të hidhe në fushë që nga minuta e parë këtë formacion: Tafas, Ndreca, Ilieski, Isic, Haxhiu, Moraes, Gj. Taipi, Kote, Berisha, Basa, Zivkovic. Gjatë lojës u bënë ndryshime të shumta në formacion, duke aktivizuar prurjet e verës (u aktivizuan: Collari, Sula, Peposhi, Bytyci, Hasaj, Leyton, Ebert, Domi, Xheka, Daci).

Ndërkohë në radhët e Istanbulsporit u aktivizuan titullarë shqiptarët Kristal Abazaj dhe Jetmir Topalli, Ethemi e nisi në stol, ndërsa nuk ishte në dispozicion Eduard Rroca. Në miqësoret e radhës Kukësi do të matë forcat me Tuzlaspor (4 gusht) dhe ekipin arab, Ettifaq (9 gusht).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...