Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Itali-Angli, Mancini: Duhet të tregojmë seriozitet dhe të bëjmë të lumtur çdo italian

Itali-Angli është një nga sfidat më interesante të javës së pestë në Nations League, me të dyja përfaqësueset që kërkojnë maksimumin.

Në “San Siro” do të luhet një nga klasiket e futbollit europian dhe jo vetëm. Italia prezantohet në këtë sfidë me shpresën se mund të prek vendin e parë, pasi qëndron në vendin e tretë me 5 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Hungarisë, ndërsa Anglia është e dënuar të fitoj pasi qëndron në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.

Përpara kësaj sfide, Mancini deklaroi se pavarësisht ngjarjeve të fundit apo ecurisë, skuadra duhet të tregoi seriozitet.

“Entuziazmi është gjithmonë aty, veçanërisht për një ndeshje kaq të bukur. Ka pika të rëndësishme për një grup dhe entuziazmi është domosdoshmëri. Kemi disa mungesa, por ne duhet të jemi serioz në maksium për këtë përballje. Lojtarët duhet të kenë dëshirë të vijnë në kombëtare dhe të përballojnë edhe situata të vështira. Anglia? Nuk jam i shqetësuar, është një ndeshje e rëndësishme dhe pse është në një moment delikat për ne. Sfida e zhvilluar dhe e fituar në Europian është arkivuar tashmë. Tifozët? Unë besoj se futbolli është emocion dhe ndonjëherë një tifoz mund fishkëllej sepse mund të jetë ndjerë i tradhtuar nga idhulli i tij, jo nga e gjithë skuadra. Do bëjmë maksimumin për tri pikët, por edhe për të lumturuar çdo italian” – përfundoi trajneri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...