Rusi 2018

Kapitullon Italia, mbetet jashtë Botërorit

Italia mbetet jashtë botërorit ‘Rusi 2018’, pasi nuk arriti të përmbysë humbjen e pësuar në Suedi. Këtë herë është pikërisht kombëtarja suedeze, që siguron kualifikimin për në kampionatin botëror dhe lë jashtë pikërisht italianët, për herë të dytë në histori, pas ‘Suedi 1958’. Skuadra e Venturës bëri gjithçka, por vetëm atë më të rëndësishmin, golin nuk arriti ta shënojë.

Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm, teksa dallohej qartë tensioni i lartë që karakterizonte skuadrën e Venturës. Gjyqtari i takimit ndëshkoi disa futbollistë për protesta dhe tentoi të marrë nën kontroll sfidën, ndërsa suedezët kanë pretenduar 2 herë për prekje të topit me dorë nga ana e mbrojtësve italianë, brenda zonës së rreptësisë.

Edhe Italisë iu mohua një penallti, pas një ndërhyrjeje të gabuar në dëm të mesfushorit të Lazios, Parolo, brenda zonës së rreptësisë, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendimi. Vlen të përmendet sakrifica e Bonuccit, që krahas maskës për hundën e thyer, pësoi edhe një dëmtim në gju, por preferoi të luajë duke çaluar, ndërsa refuzoi zëvendësimin. Në 10 minutat e fundit, Italia arriti të shtojë presionin në zonën e suedezëve, teksa goditi 3-4 herë në drejtim të portës, por pa arritur të gjejë avantazhin.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, teksa presioni i lartë bënte që italianët të gabonin edhe zgjedhjet e thjeshta. As ndryshimet e bëra nga trajneri Ventura, madje as flakja e maskës mbrojtëse nga Bonucci, nuk solli golin e shumëpritur për italianët. 5 minutat e fundit, Italia u hodh e tëra në sulm dhe krijoi disa mundësi të mira, por fillimisht ishte portieri suedez që ndali goditjen e El Sharawit dhe më pas Parolo goditi jashtë një krosim të mirë të Florenzit.

Përfundon 0-0 dhe Italia, mbetët jashtë kompeticionit më të rëndësishëm sportiv të globit, kampionatit botëror ‘Rusi 2018’. Nga ana tjetër, Suedia pret biletën për në Rusi dhe konfirmohet si ‘macja e zezë’ e italianëve.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency