Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Italia, 4 emra “big” për epokën “post-Ventura”!

Moskualifikimi i Italisë në finalet e Botërorit, për herë të dytë në histori, pas mungesës në “Suedi 1958”, do t’i kushtojë vendin e punës trajnerit Gian Piero Ventura, i cili ka kontratë deri në vitin 2020, por me klauzolë largimi në rast dështimi. Dhe, në fakt, kështu ndodhi. Por cilët janë emrat në garë për të zëvendësuar Venturën? Në krye të listët ndodhen Carlo Ancelotti, Roberto Mancini, Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri. Ekziston edhe një hipotezë që deri në fund të verës së ardhshme, “të kaltrit” të drejtohen provizorisht nga Gigi Di Biagio. Federata Italiane e Futbollit kërkon një emër të madh, madje do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës krahasuar me 1.5 milionë euro në vit që përfitonte Ventura. Pasuesi i Venturës do të ketë për detyrë të bëjë revolucion në skuadër, pasi veteranët, duke nisur nga Buffon, Barzagli, De Rossi dhe Chiellini e kanë mbyllur ciklin me përfaqësuesen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...