Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Italia bën zyrtare dyshen, ja me kë do të luajë Jannik Sinner në Paris

Jannik Sinner do të luajë së bashku me Lorenzo Musettin në turneun dyshe që do të gjallërojë Olimpiadën e Parisit, në sportin e tenisit. Numrit 1 i botës do t’i bashkohet numri aktual i 30-të në renditjen e ATP-së, ku do të luajnë në baltën e kuqe të kryeqytetit francez.

Dyshja Italiane do të prezantohen në vijën e startit me ambicie interesante, të etur për të bërë histori në eventin e pesë unazave. Vitin e kaluar Sinner kishte luajtur së bashku me Lorenzo Sonego, duke qenë vendimtar për triumfin e Italisë në Kupën Davis, por tenisti nga Piemonte nuk ishte në gjendje të ishte në mesin e katër italianëve të pranuar në Olimpiadë.

Lexo edhe:

Në frontin tek, të kualifikuar për ndeshjet Individuale për Italinë janë: Jannik Sinner, Lorenzo Musetti, Matteo Arnaldi dhe Luciano Darderi.

Lojërat Olimpike Paris 2024” do të nisin më datë 26 Korrik dhe do të zgjasin deri në të dielën e 11 Gushtit, me të gjithë botën të mbërthyer pas ekranit, duke parë idhujt e tyre.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....