Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Italia dhe Portugalia kualifikohen në gjysmëfinalet e Euro U-19

Italia dhe Portugalia janë dy skuadrat e para që siguruan nga një biletë për në fazën gjysmëfinale të kampionatit europian të 19-vjeçarëve që po zhvillohet aktualisht në Finlandë. Të kaltrit barazuan 1-1 ndaj Norvegjisë duke e mbyllur grupin A në vendin e parë në kuotën e 7 pikëve dhe tashmë do të masin forcat në raundin tjetër me skuadrën që do të pozicionohet e dyta në grupin B. Goli i talentit të Juventusit Kean që i ardhur në fushë nga stoli pas një asisti të lojtarit më të ri të Romës, Zaniolo i evitoi humbjen Italisë, me Kean që iu përgjigj golit të avantazhit provizor të sulmuesit norvegjez të Moldes Haland i cili kërkohet nga disa prej klubeve më të rëndësishme të Europës. Gjithsesi Norvegjisë edhe një fitore 1-0 nuk do t’i mjaftonte për të avancuar më tej. Nga ana tjetër Portugalia bëri detyrën ndaj Finlandës skuadrës më të dobët të grupit duke triumfuar 3-0 me golat e Jota, Jose Gomez dhe Dju, duke e mbyllur grupin në vendin e 2-të.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...