Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Italia dhe Spanja për të siguruar kualifikimin, Danimarkë-Zvicër premton “shkëndija”

Kualifikueset e kampionatit europian vazhdojnë këtë të të shtunë me gruped D, F dhe J. 8 sfida në program, me 3 prej tyre që nuk duhen humbur për asnjë arsye. Në ekranin e Supersport do të transmetohen live tre ndeshjet më të forta të ditës dhe gjithçka do të nisë me duelin e grupit D mes Danimarkës dhe Zvicrës që do të transmetohet në orën 18:00. Aktualisht skandinavët pozicionohen të dytët në grup me 1 pikë më pak se helvetët që gjithashtu kanë zhvilluar një ndeshje më pak. Sfida e parë mes këtyre dy kombëtareve e zhvilluar në Zvicër ishte një spektakël më vete me Danimarkën që i rikuperoi tre gola Zvicrës nga minuta e 84-t deri në të 93-ën duke marrë një barazim shumë të vlefshëm. Në mbrëmje do të jetë radha e Italisë dhe Spanjës që mund të mbyllin edhe matematikisht çështjen e kualifikimit në Euro 2020. Të kaltrit presin Greqinë në Romë, me skuadrën e Mancinit që ka pikë të plota 18 pas 6 ndeshjesh dhe me një fitore ndaj helenëve do të ishte praktikisht e kualifikuar. Një tjetër ndeshje interesante e grupit J është edhe ajo mes Bosnje Hercegovinës dhe Finaldës, sfidë direkte për vendin e 2-të në grupin J. Në grupin F, Spanja me pikë të plota udhëton në transfertën norvegjeze aty ku me një fitore që do të ishte e 7-ta rresht për La Roja do të ishte një këmbë në fazën finale të Euro 2020.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...