Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Italia/ Drejt Shkodrës me 4-2-4, rikthehen Candreva dhe Eder

Italia po mundohet të lërë pas hapin fals të mbrëmjes së djeshme përballë Maqedonisë, sepse pas dy ditësh e pret sfida ndaj Shqipërisë, e cila mund të rezultojë deçizive për të luajtur në Play Off. Trajneri Ventura po mendon të rikthejë skemën 4-2-4, të cilën e ka përdorur më herët edhe Antonio Conte, ndërsa pritet të rikthehen në formacion dy futbollistët e Interit, Eder dhe Candreva, të lënë në stol ndaj maqedonasve.

Qendra e mbrojtjes do t’i besohet dyshes Bonucci-Chielini, ndërsa në krah do të luajnë Zapacosta dhe Spinazzola. Në mesfushë titullarë do të jenë sërish Parolo dhe Gagliardini, për shkak të mungesave të De Rossit dhe Verratit, ndërsa në sulm do të jenë Candreva-Insigne nga krahët dhe Eder-Immobile në qendër. Italia do të kërkojë patjetër tri pikët në ‘Loro Boriçi’, si mënyra më e sigurt për të siguruar pjesëmarrjen në fazën Play Off të botërorit ‘Rusi 2018’.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....