Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Italia e favorizuar, ja kundërshtarët e saj në play off

Italia është kokë serie në shortin e play off-it, që do të thotë se pavarësisht frikës dhe polemikave të shkaktuara sidomos pas barazimit me Maqedoninë, skuadra e Venturës e ka arritur objektivin minimal në këto eliminatore. Tashmë “të kaltrit” presin me ankth shortin e 17 tetorit, për të mësuar kundërshtarin në play  off, por me avantazhim e zhvillimit të sfidës së kthimit në shtëpi.

Lajm i mirë për Italianë është fakti që edhe Kroacia e Danimarka do të jenë në vazon e të favorizuarave, sikurse Portugalia, nëse nuk do të arrijë të mposhtë Zvicrën në shtëpi.

Kundërshtarët e Italisë në play off do të jenë Greqia (duhet të fitojë me Gjibraltarin), Suedia (që nuk duhet të humbasë 7-0 me Holandën), Irlanda ose Irlanda e Veriut. Gjithmonë duke menduar që Franca nuk do të bëjë vetëvrasje me Bjellorusinë, me Danimarkën që me këtë skenar do të zbriste në vazon e dytë.

Sido që të mbyllet faza eliminatore, Italia është me fat sa u përket kundërshtarëve që do të ketë përballë në play off, pasi janë ndjeshëm më inferiorë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...