Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Italia e mbyll me pikë të plota, Uellsi kualifikohet, me një super Shaqiri shpreson edhe Zvicra!

Italia e mbylli në vendin e parë dhe me pikë të plota grupin A të Euro 2020. Të kaltrit e Mancinit e çuan në 11 numrin e fitoreve radhazi pa pësuar gol pasi mposhtën minimalisht 1-0 Uellsin në Olimpico pavarsisht se shumë titullarë u lanë në stol nga stol nga Roberto Mancini. Tashmë Italia do të presë se kë do të ketë përballë mes Ukrainës dhe Austrisë në 1/8-at, fazë në të cilën do të marrë pjesë edhe Uellsi. Përfaqësuesja  britanike edhe pse pësoi humbjen e parë në grup nga Italia avancoi më tej në saj të goleavarazhit më të mirë pasi me 4 pikë e mbylli grupin edhe Zvicra por në vendin e dytë u pozicionua Uellsi. Sfida mes Italisë dhe Uellsit u vendos nga një gol i mesfushorit të Atalantës Matteo Pessina në minutën e 39-të pas asistit të Verratit, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund edhe pse uellsianët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 55-të kur Ampadu u ndëshkua me karton të kuq të drejtpërdrejtë për një ndërhyrje të rëndë.

Bëri detyrën Zvicra në sfidën ndaj Turqisë duke marrë fitoren e parë në grup me shifrat 3-1, me kombëtaren helvete që tashmë pret të kualifikohet si një nga 4 të 3-at më të mira pasi e mbylli grupin A në kuotën e 4 pikëve. Turqia ndërkohë është përfaqësuesja e dytë e eliminuar nga Euro 2020 pas Maqedonisë së Veriut. Në Baku Haris Seferovic kaloi në epërsi me një goditje të bukur nga jashtë zone skuadrën e Petkovic pas 6 minutash lojë, ndërsa më pas skenën e mori të gjithën Xherdan Shaqiri më i miri në fushë për helvetët, me 2 golat e tij, njëri më I bukur se tjetri. Në minutën e 26-të Xherdan Shaqiri shënoi një supergol për t’i çuar shifrat në 2-0, ndërkohë për t’u kualifikuar Zvicrës i duhej një fitore me 4 gola diferencë, që gjithsesi nuk erdhi pasi Kahveci me një tjetër supergol rihapi sfidën në minutën e 68-të, por për t’i mbyllur llogaritë e kësaj sfide përsa i përket rezultatit final Shaqiri shënoi sërish në minutën e 68-të. Deri në fund shifrat nuk ndryshuan më, por Zvicra edhe pse nuk u rendit e dyta është afër kualifikimit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...