Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Italia fiton dhe Mancini i gëzohet rekordit, barazon legjendën Sacchi

Me anë të triumfit 0-2 në transfertë ndaj Hungarisë, Italia u shpall fituese e Grupit 3 në Ligën A të Nations League. Tashmë, “axurrët” janë të kualifikuar në atë që quhet “Final Four” të eventit dhe në muajin qershor së bashku me Holandën, Kroacinë dhe njërën mes Portugalisë e Spanjës, do të luftojnë për të fituar këtë edicion të Nations League.

Pas zhgënjimit të madh kur mbetën jashtë Botërorit të Katarit, “të kaltrit” duket se po e rimarrin veten teksa trajneri Roberto Mancini ka afruar shumë elementë të rinj të cilët nuk e kanë zhgënjyer. Madje, ndeshjet e fituara në Nations League e kanë ndihmuar trajnerin të rreshtohet mes më të mirëve që kanë drejtuar kombëtaren ndër vite.

Kështu, suksesi ndaj Hungarisë ishte i 34-tërti për Mancinin në 55 ndeshje që drejton Italinë teksa 57-vjeçari ngjitet në vendin e tretë nga trajnerët e kombëtares me më shumë fitore ndërsa barazon një legjendë si Arrigo Sacchi, i cili këtë rekord e ka arritur për 53 ndeshje. Përpara Mancinit është Enzo Bearzot me 40 fitore në 88 ndeshje që ka drejtuar Italinë ndërsa në krye qëndron Vittorio Pozzo që ka kooleksionuar 63 fitore në 95 ndeshje që ka drejtuar “axurrët”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...