Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Italia me BBC-në për të shkuar në botëror

Treshja e famshme e mbrojtjes së Juventusit, Bonucci-Barzagli-Chielini (BBC) u nda këtë verë, me largimin e Bonuccit në drejtim të Milanit, por duket se do të ribashkohen sërish te Italia, për të ndihmuar këtë të fundit në rrugën drejt kualifikimit në botëror.

Italia do të luajë me Suedinë 2 takime të vlefshme për fazën Play Off të botërorit dhe trajneri Ventura po bën provat e fundit të formacionit. Mediat italiane raportojnë se sipas të gjitha gjasave tekniku italian do të përdorë skemën 3-5-2, me Buffon në portë dhe BBC-në në mbrojtje.

Krahët e mësfushës pritet t’i besohen Candrevës dhe Darmianit, ndërsa në qendër do të aktivizohen De Rossi, Verrati dhe Parolo. Repartin e sulmit Ventura ka vendosur t’ua besojë 2 futbollistëve më në formë për momentin, sulmuesit të Lazios, Immobile dhe atij të Valencias, Simone Zaza.

Takimi i parë do të luhet të premten më 10 Nëntor, në Suedi, ndërsa ndeshja e kthimit më 13 nëntor, në ‘San Siro’.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...