Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Italia në vend të Iranit në Katar 2022? Harrojeni, ja pse është e pamundur”

Në Iran nuk lejohet prania e femrave në stadiume dhe një gjë e tillë mund të qëllojë fatale për kombëtaren aziatike, që ka siguruar kualifikimin në Botërorin Katar 2022.

Transmetuesi shtetëror, Irib, ka bërë të ditur se në ndeshjen ndaj Lebanonit, e luajtur më datë 29 mars, 2.000 femra nuk janë lejuar të futen në stadium për të parë nga afër kombëtaren e tyre, edhe pse kishin një biletë të rregullt.

Kjo situatë bie ndesh me një rregull të vitit 2019 të vendosur nga FIFA në lidhje me prezencën e gjinisë femërore në impiantet sportive, teksa nuk lejohet më diskriminimi i tyre për të hyrë në të tilla kompeticione.

Përjashtimi i Iranit mund t’i hapë rrugë kualifikimit të Italisë, por lajmi që ka qarkulluar ditët e fundit është mohuar nga Evelina Christillin. Një nga anëtaret europiane të FIFA-s, ka shuar shpresat e italianëve gjatë një prononcimi për Radio Rai 1.

Në Katar u mblodh Këshilli i FIFA-s të mërkurën, sot mbajtëm Kongresin. Të gjithë delegacionet morën pjesë, edhe ai iranian. As dje dhe as sot nuk është diskutuar për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës.

Italia? Harrojeni që do të shkojë në Botëror, është e pamundur, një ide utopike. Edhe nëse Irani skualifikohet, vendin e tyre do e marrë një tjetër kombëtare aziatike”, deklaroi Christillin.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...