Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Italia nuk fal ndaj Amerikës, Kina eliminon Rusinë

Vijon kampionati  Botëror i volejbollit për femra, që po zhvillohet në Japoni.Edhe pse ndeshja e fundit për Italinë ishte thjesht një formalitet, pasi “të kaltrat” e kishin siguruar kualifikimin për në “Final 6”, arritën të fitonin 3-1 përballë Shteteve të Bashkuara. Gjithçka nisi në mënyrën më të mirë për italianet të cilat fituan  setin e parë 25-16 e të dytin 25-23. Kampionet në fuqi dhanë shenja jete në setin e tretë, të cilin e fituan 20-25. Gjithsesi, në të katërtin, vajzat e tranjerit Mazzanti nuk falën, duke e mbyllur me rezultatin 25-16, e njëkohësisht të gjithë ndeshjen. Aktualisht, Italia është Kombëtarja e vetme pa asnjë disfatë në këtë kampionat Botëror, e kanë gjithsej vetëm 3 sete të humbura. Megjithatë pavarsisht humbjes Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu u kualifikuan për në fazën finale si vendi i tretë në grup.

Një tjetër takim mjaft interesant ishte ai mes Kinës e Rusisë, ku kombëtarja aziatike fitoi këtë sfidë me rezultatin 3-1. Seti i parë u fitua pikërisht nga kinezet me rezultatin 25-22, por tek i dyti ruset barazuan gjithçka, pas suksesit 21-25. Seti i tretë, i cili ishte më i luftuari, por dhe deçizivi në këtë takim u mbyll me rezultatin 25-23 në favor të kinezeve, që fituan me lehtësi edhe setin e rradhës 25-15. Pas kësaj humbjeje, Rusia u eliminua nga ky kampionat Botëror, ndërkohë që Kina u kualifikua në “Final 6” si vendi i dytë në grup, pas Italisë.Ky Botëror, është futur në fazën më të nxehtë, me kombëtaret që i afrohen gjithmonë e më shumë trofeut më të rëndësishëm për këtë sport.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...