Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Italia për ringritjen dhe prestigj ndaj Portugalisë

Nga “San Siro” nw “San Siro”. Një vit më parë në stadiumin milanez Italia pati ndoshta zhënjimin më të madh në historinë e saj, pasi barazoi me Suedinë dhe mbeti jashtë Botërorit të Rusisë. Një vit më pas, “të kaltrit” do të rikthehen në stadiumin legjendar të Milanos, për t’u përballur me Portugalinë.

Italianët kanë akoma shpresa për vendin e parë në grup, që do të thotë kalim për në gjysmëfinalet e Ligës A, por, gjithsesi, kjo do të varet më së shumti nga “luzitanët”, të cilët, përveçse me skuadrën e Mancinit, do të kenë edhe një sfidë tjetër për të luajtur në shtëpi përballë Polonisë.

Kampionët e Europës po kalojnë një moment pozitiv, pasi kanë 3 fitore radhazi, ku përveç dy takimeve në Nations League, mposhtën edhe rivalin e Shqipërisë në grup, Skocinë, me rezultatin 1-3 në miqësore. Për të mos u harruar është fakti se portugezët, kanë zhvilluar një lojë mjaft të kënaqshme, megjithëse kanë luajtur pa “yllin” e tyre, Cristiano Ronaldon.

Nga ana tjetër, edhe italianët vijnë pas një fitoreje mjaft të rëndësishme kundër Polonisë, me golin e Biraghit në minutën e fundit. Por, mbi të gjitha, 4 herë kampionët e Botës luajtën një nga ndeshjet më të mira të viteve të fundit, duke krijuar shumë raste për shënim dhe, gjithashtu, duke mos pësuar gol.

Deri më tani, janë shitur 70.000 bileta, e madje mundësitë janë të larta që stadiumi të jetë i mbushur plot për këtë supersfidë. Italia dëshiron të rikthehet, pikërisht aty ku zhgënjeu një vit më parë, ndërkohë Portugalia kërkon të vërtetojë se edhe pa CR7 ka shumë vlera.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...