Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Italia publikon listën kundër Shqipërisë, risia është talenti Verdi

Quhet Simone Verdi, risia e listës së kombëtares italiane të futbollit, për ndeshjet kualifikuese të botërorit 2018 ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë. Anësori i Bolonjës rikthehet në seleksionin tringjyrësh, për herë të parë pas debutimit ndaj Holandës dhe këtë radhë në 6 tetor në stadiumin e Bolonjës dhe në 9 tetor në Shkodër ndaj kuqezinjve, ka shansin të bindë skeptikët.

Italia luan shanset për një vend në Play Off, pasi për t’u kualifikuar në botëror duhet ta bëjë nga një ‘derë dytësore’ në grupin G, ku Spanja është forcë e parë. Ndërkohë në listë nuk mungojnë portierët e zakonshëm Buffon dhe Donarumma si dhe prapavija solide me Barzagli, Bonucci, Kielini apo Darmian.

Në mesfushë trajneri Ventura i ka besuar sërish eksperiencës, me Daniele De Rosin, Marko Verratin, Insinje dhe Kandreva mes të tjerëve. Në repartin ofensiv, për sfidën e dyfishtë ballkanase, Italia ka grumbulluar 4 sulmuesë. Në një skemë që pritet të ndryshojë nga ajo e zakonshmja dhe do t’i jepet përparësi aksioneve që në fillim, Belotti dhe Immobile pritet të nisin ndeshjet si titullarë, ndërsa Gabiadini dhe Eder si alternativa nga stoli.

Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Genoa)
Mbrojtës: Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Milan), Giorgio Chiellini (Juventus), Danilo D’Ambrosio (Inter), Matteo Darmian (Manchester United), Daniele Rugani (Juventus), Leonardo Spinazzola (Atalanta), Davide Zappacosta (Chelsea)
Mesfushorë: Daniele De Rossi (Roma), Marco Parolo (Lazio), Lorenzo Pellegrini (Roma), Marco Verratti (Paris Saint Germain)
Anësorë: Federico Bernardeschi (Juventus), Antonio Candreva (Inter), Stephan El Shaarawy (Roma), Lorenzo Insigne (Napoli), Simone Verdi (Bologna)
Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Eder Citadin Martins (Inter), Manolo Gabbiadini (Southampton), Ciro Immobile (Lazio)

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...