Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Italia udhëton drejt Holandës, Mancini planifikon disa ndryshime në formacion

Italia i dha fund serisë prej 11 fitoresh radhazi, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, përballë Bosnjë & Hercegovinës, në “Artemio Franchi” të Firences.

Të besuarit e Mancinit e panë veten në disavantazh në fillim të pjesës së sytë, pasi miqtë shënuan me anë të sulmuesit të mirënjohur Edin Dzeko, ndërsa më pas ishte mesfushori i Interit që dërgoi topin në rrjetë, duke shmangur humbjen.

Nesër në mbrëmje “të kaltrit” do të zbresin në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, për t’u përballur me rivalin kryesor për kreun e grupit, Holandën, e cila e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin minimal 1-0 përballë Polonisë.

Trajneri i Italisë Roberto Mancini po përgatitet për të kryer disa ndryshime në formacion për sfidën me “tulipanët”, teksa gjithçka do të nisë me Giorgio Chiellinin, që do të marrë vendin e titullarit në krah të Bonuccit dhe do të formojë digën para portës së mbrojtur nga Donnarumma.

Në mesfushë pritet të rikthehet si titullar mesfushori me origjinë braziliane Jorginho, i cili do të luajë para mbrojtjes, ndërsa në krah të tij, përveç të zakonshmit Barella, do të garojnë për një vend Sensi, Locatelli e Zaniolo.

Nëse luan ky i fundit, atëherë Mancini do të provojë një rreshtim 4-2-3-1, me fantazistin e Romës pas shpinës së Immobiles, i cili është konfirmuar tashmë si titullar, pasi vetë trajneri ka premtuar alternim mes tij dhe Belottit.

Italia do të provojë të marrë fitoren në një fushë shumë të vështirë dhe përballë një kundërshtari që ka treguar formë mjaft të mirë kohët e fundit. Çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të komplikonte synimin e italianëve për të marrë kreun e grupit dhe për të synuar të ngrenë lart këtë trofe.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...