Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Italianët nuk janë racistë”, Balotelli: Disa futbollistë e përdorin këtë temë!

Racizmi mbetet një nga çështjet më të diskutuara në botën e futbollit. Edhe Italia nuk ka mundur t’i shpëtojë këtij fenomeni famëkeq, edhe pse për Mario Balotellin, italianët nuk janë një popull racist. Në një intervistë të fundit, “SuperMario” shprehet se disa lojtarë e përdorin këtë temë, edhe pse në fakt ndaj tyre askush nuk është treguar racist.

“Disa lojtarë me ngjyrë e përdorin çështjen e racizmit si një justifikim për performancat e tyre. Kjo nuk më pëlqen aspak, racizmi nuk është kudo. Italianët nuk janë një popull racist, ata thjesht duan pak kohë sa të mësohen me emigrantët.

Lexo edhe: 

E vërteta është se ata nuk janë mësuar të shohin shumë njerëz me ngjyrë. Problemi është se në stadium gjithmonë janë lejuar disa sjellje raciste, por ju them diçka; pjesa më e madhe e atyre që tregohen racist në stadium, nuk sillen ashtu në rrugë. Ata në stadium e bëjnë thjesht për të bezdisur lojtarët, por duhet ta kuptojnë se racizimi është më shumë se një fyerje”, u shpreh Balotelli.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...