Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Italianet nuk zhgënjejnë, Bayerni ‘hakmerret’ ndaj PSG-së, kalon edhe Baseli

4 grupe kanë luajtur sot takimet e fundit të kësaj faze të Champions Leagues, duke përcaktuar edhe 8 skuadrat e kualifikuara, por edhe 4 të tjerat që do t’i bashkohen Europa Leagues.

Kështu, në mbrëmjen e sotme 2 skuadrat italiane, Roma dhe Juventus bënë detyrën duke siguruar kualifikimin. Skuadra e Di Francescos fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Qarabagut, ku vendimtar ishte një gol I Diego Perottit në minutën e 55-të.

Edhe bardhezinjtë e Allegrit triumfuan me rezultatin 0-2 në Pire ndaj Olympiacosit, me golin e Cuadrados, të shënuar që në minutat e para të sfidës dhe Bernardeschit në të 89-ën.

Bayerni i Mynihut ‘u hakmor’ ndaj PSG-së, duke e mposhtur me rezultatin 3-1 në “Allianz Arena”. Heroi i këtij takimi ishte pikërisht një francez, ish mesfushori i Lyonit, Tolisso që shënoi 2 gola, ndërsa serinë e golave e kishte hapur më herët Lewandowski.

Kualifikimin e siguroi edhe Baseli, që fitoi 0-2 ndaj Benfikës, me portugezët që e mbyllën edicionin në kuotën e zero pikëve, pas 6 takimeve. Taulant Xhaka ishte titullar në këtë takim, madje u ndëshkua edhe me një karton të verdhë, në minutat e para të sfidës.

Fitore morën edhe Manchester united ndaj Spartakut të Moskës dhe Barcelona ndaj Sportingut të Lisbonës, ndërsa Atletico Madridi barazoi 1-1 në transfertën londineze ndaj Chelseat dhe do të duhet të kënaqet me pjesëmarrjen në Europa League.

Roma – Qarabag 1-0
Barcelona – Sporting L. 2-0
Bayern Munchen – PSG 3-1
Benfica – Basel 0-2
Celtic – Anderlecht 0-1
Chelsea – At. Madrid 1-1
Man. United – CSKA – 2-1
Olympiacos – Juventus 0-2

Skuadrat e kualifikuara në Champions: Roma, Chelsea, Barcelona, Juventus, PSG, Bayern, Manchester United, Basel.
Skuadrat e kualifikuara në Europa League: Atl. Madrid, CSKA Moskë, Sporting Lisbona, Celtic.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...