Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Italiano: Dy finale nuk janë gjë e vogël, ndeshjen ndaj West Ham e vendosin detajet

Vincenzo Italiano ka folur për mediet në prag të finales së Conference League të Fiorentinës ndaj West Ham të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në orën 21:00, që do të luhet në Pragë dhe që për publiku shqiptar do të transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 2” dhe në “Digitalb”.  

Në fjalën e tij, trajneri i Fiorentinës theksoi se West Ham ka një ekip të fortë, ndërsa shtoi se detajet do ta vendosin këtë përballje.

Lexo edhe: 

“‘Hammers’ kanë cilësi dhe talent. Ata janë një ekip i fortë fizikisht i përbërë nga lojtarë të nivelit të lartë, të cilët dinë gjithashtu të luajnë me kujdes në momente të ndryshme të ndeshjes. Kur ata nuk e kanë topin, ata përpiqen ta rifitojnë atë dhe të rifillojnë sulmin. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Detajet do të bëjnë diferencën. Çdo gabim mund të vendosë ndeshjen. Dy finalet nuk janë gjë e vogël, shpresojmë të përfundojmë mirë nesër”-tha ai.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...